Entela Sula Prifti
Mberrita me vonese! Ardhja ime terhoqi vetem per pak sekonda ata sy kureshtar te cilet tregonin shume interes per cfare I ftuari fliste aq qetesisht! Zhurma qe shkaktova teksa kerkoja te zija vend nuk e bezdisi, madje as nuk ia shkeputi rrefimin…
Vendimi I bordit te organizates shqiptare “MAASBESA” per te zhvilluar nje diskutim me gazetarin dhe shkrimtarin Gazmend Kapllani gjeti mbeshtetjen time te zjarrte, si anetare e bordit. Me kishte intriguar personazhi I tij qysh ne krye te heres kur punonim per te njejtin botues, ai si opinionist e une si reportere e medias vizive. Komentet e tij I lexoja me shume interes.
Nuk di te them as sot, ne me pelqente stili i shkrimeve te tij, apo kureshtja e pamase qe fama e tij ne nje shtet si Greqia kishte lene gjurme tek une. Madje kjo kureshtje me kishte zgjuar ne koke me dhjetra pyetje per te cilat mezi prisja pergjigje por qe ne te vertete vetem pak prej tyre arrita te realizoja .Deshira per te takuar kete personazh mori te tjera permasa kur Kryetari I “MAASBESA” Mark Kosmo me tha “E pash tek fliste te merkuren ne auditorin e Harvardit dhe pa me te voglin dyshim mund te te them qe ai eshte referuesi me I mire shqiptare qe kam pare deri me sot ne Boston. Ishte vertet I zgjuar, plot humor dhe interesant. Te them qe ai gezon vizionin e shekullit te 21 eshte pak, vizioni I tij I perket shekullit te ardhshem” Marku I referohej fjalimit qe gazetari Kapllani mbajti perpara nje auditori te gjere ne “Universitetin e Harvardit” ne Massachusetts ku diskutoi nje teme e cila ngjall gjithmon debat, vecanerisht nese qe ne titull ka nje perzierje fjalesh te tilla si shqiptar dhe greke. Por synimi I organizates “MAASBESA” per nje takim mes gazetarit Kapllani dhe komunitetit shqiptar te Bostonit rrihte ne nje tjeter teme, madje krejt e ndryshme nga referimi I tij ne Harvard, por jo e panjohur per lexuesit e librave te tij. “Totalitarizmi dhe Globalizmi” do te ishin kryefjala e ketij takimi te cilat duket se nuk identifikonin vetem referuesin dhe historine e tij personale por me mijera shqiptare, historia e te cileve ne mos kryekeput ishte kaq e ngjashme me ate te autorit.
Tek e degjoja te fliste per kete teme tabu per mese gjysem shekulli, te cilen me se shumti e kam njohur ne rrefenja dhe tezen e provimit ne lenden “Sisteme Qeverisjeje”, provova kuriozitet dhe skepticizem ne te njejten kohe. Kurioziteti me vinte nga padija per kohen qe s’kisha jetuar, ndersa skepticizmi nga nje trend qe duket se eshte kthyer “ne mode” ne Tiranen e sotme, librat mbi komunizmin. Guxova te pyes dhe te shuaj dyshimin tim madje me nje ton debatues. I kerkova te me argumetonte perse shume autore te njohur perfshi edhe ate vete rikthejne ne vemendjen e publikut te kaluaren e erret te popullit tone. Me pa ftohte, ndoshta iu duka edhe tendecioze nga toni I zerit tim. “ Si mund te kemi te ardhme, nese nuk njohim te kaluaren” – me tha. Madje bindshem pohoi “ se brezat e ardhshem duhet te njohin historine e popullit te vet” Pasi argumentoi dhe ilustroi me disa shembuj pyetjen time dhe te tjera me pas ai u shpreh se nje pjese e pergjigjeve te tij gjenden edhe ne dy librat “Ditar I vogel kufijsh” dhe “Une jam Europa” , qe ai ka botuar ne disa dhjetra gjuhe por jo ne gjuhen shqipe. Dhe per kete ai e ka nje keqardhje “E vërteta është që më duket e çuditshme që librat e mi përkthehen në danisht, polonisht, në anglisht, në frëngjisht, tani po përkthehen në Islandë, por në Shqipëri nuk janë botuar ende. Kjo për arsyen që unë vet nuk kam pasur kohë t’i përkthej dhe gjithashtu nuk kam gjetur shumë interes nga botuesit shqiptarë. Kam përshtypjen që janë pak hatërmbetur për faktin që unë librat e mi i kam shkruar në greqisht. Besoj se po t’i kisha shkruar në anglisht, italisht apo frëngjisht do ishin më tolerantë. ”
Natyrshem biseda po zhvendosej nga subjektet e librave te tij te z Kapllani si autor. Kersheria kishte arritur kulmin. Si mund te bashkejetonin ne paqe dy kultura si ajo shqiptare dhe greke brenda nje autori shqiptar edukuar ne nje qyeterim grek, I cili ky I fundit ne kohet moderne njihet boterisht per dozen e larte te racizmit ndaj shqiptareve? A kishte nje lufte te brendeshme? “ Ne jeten e perditeshme keto dy kultura le te hane koken, brenda meje ato jane nen nje disipline te forte” tha duke hedhur poshte dyshimin se brenda tij ka sadopak subjektivizem per njeren apo tjetren kulture ne momentin qe shkruan. Pergjigjet e tij ishin te plota, me interes, madje dhe me informacion te padegjuar me pare. Keto elemente sipas Kryetarit te “MAASBESAS” Mark Kosmo e benin personazhin e tij shume interesant per tu prezantuar ne komunitetin shqiptar te Bostonit .
“Ky takim nuk ishte nje domosdoshmeri por Gazmend Kapllani eshte nje personazh shume I vecante nisur nga eksperiencat e tij ndaj mendova te organizoja kete takim. Sipas meje cdo shqiptar ne Boston mund te kuptoj me mire kendveshtrimin e fjalimit te nje emigranti si Gazi sesa kendveshtrimin e nje politikani teksa prezanton politiken e partise se tij” tha Kreu I “MAASBESES”
Ndarja me gazetarin Kapllani erdhi e ngrohte dhe me falenderime te ndersjellta. Teksa largohesha nxitimthi I bera pyetjen me te rendomte nder emigrantesh “ E mendoni kthimin ?” Sikur ta kisha prekur ne nje plage te vjeter aty per aty mu gjegj “Unë i përkas një brezi që u rrit me idenë e ikjes dhe të udhëtimit. Ngaqë jetuam kufijtë e totalitarizmit, ku vendi ku lindëm dhe u rritëm, Shqipëria, i ngjante pak a shumë një burgu. Besoj se ka njerëz që ndjehen mirë kur kthehen tek e njohura. Ka njerëz që ndjehen mirë kur udhëtojnë drejt të panjohurës. Kam përshtypjen që unë i përkas kategorisë së dytë”