Kaltrine Kabashi
Studente e Arkitektures ne Boston
27 Nentor, 2011
Sec pritej te celnin lulet e kuqe. Ne mengjesin e 27-tes, ne sheshin e Bashkise se Bostonit, ishin mbledhur plot bashkekombas qe benin syte kater te degjonin tek flitej shqipja e Shqiperise se madhe. Pas pak u degjua zeri i Ada Kokoshit, sekretares se Shoqates Amerikano-Shqipetare “Besa” (MAAS BESA), duke terhequr vemendjen me hapjen e nje feste te shumepritur dhe ate veshjen e bukur te trojeve tona.

Ajo foli mbi arritjet e shoqates, duke perfshire darken e suksesshme me kryetarin e Bashkise se Bostonit, Thomas Menino, ku u diskutua zhvillimi i komunitetit shqipetar ne Boston si dhe ne teresi te Massachusetts, levizjet e shkolles se gjuhes dhe trashegimise shqipe,“Besa”, ne ambientet e Universitetit “UMass” me ndihmen e klubit te studenteve shqipetare qe vazhdojne studimet aty, si dhe krijimin e grupit te profesionisteve te rinj, ku mbahen takime per zhvillimin e rrjeteve profesionale midis shqipetareve te cilet kane mbaruar universitetin dhe punojne ne kompani te ndryshme ne Boston. Me pas, radha i erdhi Albana Orgockes dhe Nerejdea Priftit, te cilat ringjallen momentet e bukura e te qenit te lire, permes leximit te deklarates se pavaresise se Shqiperise, e dhene nga qeveritari, Devel Patrick.
Sa hijeshi kishte te shihje ate flamurin tek ngrihej ne qiell e kthehej mu tek zemrat e atyre qe e ndjenin vertete. Bukurine dhe zoterine i shtonte zoteri Bashkim Braho, koreograf i grupit te vallezimit, “Bashkimi” ne Boston, i cili ka punuar dhe vazhdon te punoje ne pasurimin dhe ruajtjen e kultures shqipetare permes pergatitjeve te grupit dhe sukseseve te shumta jo vetem ne Boston, por ne tere Ameriken. Ia vlen te permendim nje nga cmimet me te fundit te grupit te vallezimit “Bashkimi”, si grupi me i mire ne Festivalin Shqipetar vjetor te New Yorku-t.

Gjersa ngritnim kokat te shihnim valimin e tij, tenori Guri Stefan recitonte poezine “Flamuri” te Fan S. Nolit, e shoqeruar me himnin shqipetar qe zgjoi sheshin e Bashkise se Bostonit. Ai ze i jepte jete asaj qe ne e jetuam dhe vazhdojme ta jetojme nder shekuj, atdhedashurine, te cilen edhe i madhi Sami Frasheri e emeron si “topi qe shkaterron kalate me te forta dhe kalaja qe mund t’u qendroje topave me te forte.” Medoemos ia vlente te degjoje edhe zoteri Sami Ajedinin, i cili recitoi nje poezi te shkruar vete, ku falenderonte Ameriken per mundesite qe i ka dhene komunitetit shqipetar. Mbusheshin fytyrat me buzeqeshje kur degjonim ato fjale te gdhendura mire, sidomos qe ishin te thena nga nje xhaxha i flakte per mbajtjen e miqesise dhe pasurise ndershekullore.
Ate dite, si gjithe herave te tjera, grupi i valleve “Bashkimi”, shfaqte vellazerimin nepermjet valletareve te cilet ashtu te kapur dore per dore, hedhnin hapat e lehte duke shenuar paqesoren, dhe hapat e rende duke shenuar fuqine dem baba dem. Vallja u shoqerua edhe nga shume shqipetare te tjere, te cileve pa dyshim u vlonte gjak i kuq nder dej, kurse shqiponjen e zeze e mbanin rreth kraheve. Tingujt e bukur, zerat brohorites dhe trupat shtathedhur, linin shenja te asaj se “Jemi nje”. Per fund, per t’i dhene emer e zemer festes, i pranishem ishte edhe grupi polifonik i Bostonit, i perbere nga Petrit Alibeaj, Vangjel Gerdhuqi, Kostandin Mertiri, Altin Gerdhuqi dhe Sami Ajdini, qe sollen historine e Ismail Qemalit me kengen “Per liri e per flamur.” Ata na kthyen tek koha e plakut mjekerbardhe, qe bashke me shoke ktheu ne vend ato qe i takonin Shqiperise, vatanet ku mund te preheshin te qeta lulet e kuqe, nje e nga nje. Uroj ta gezojme Nentorin e madh, gjithmone duke rikujtuar keto vargje te Gjergj Fishtes,
“Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí,
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.”