Organizata MAASBESA dhe Grupi i Valleve "Bashkimi" kane kenaqesine t’ju njoftojne per bashkimin e tyre si nje organizate e vetme. Grupi i valleve do te funksionoje nen kujdesin e MAASBESA, ashtu si dhe shkolla e Gjuhes dhe Kultures Shqipe. Te dy grupet ndihen optimiste per bashkepunimet ne te ardhmen, te cilat do te ndihmojne ne ruajtjen dhe trashegimine e kultures shqiptare. MAASBESA beson qe kjo nisme e re do t’i sherbeje me mire zhvillimit te traditave tona kombetare nepermjet programeve artistike te ofruara nga Grupi i Valleve "Bashkimi".
E themeluar ne vitin 2006 , MAAS/BESA eshte nje organizate ne ndihme te mireqenies dhe zhvillimit te Komunitetit Shqiptar ne Massachusetts, duke nxitur dhe ruajtur mirembajtjen e gjuhes, kultures dhe tradites shqiptare. Gjithashtu nje nga rolet krysesore te kesaj shoqate eshte dhe mbrojtja e interesave te Komunitetit Shqiptar ne shtetin e Massachusetts. Krijimi i Shkolles se Kultures dhe Gjuhes Shqipe ishte nje deshire e bere realitet qe ne hapat e pare te themelimit te MAASBESES. Kjo shkolle ofron klasa per mesimin e gjuhes shqipe, ne shkrim dhe lexim, per femijet e moshave 6-15 vjec, si dhe per te rritur.
Grupi i Valleve "Bashkimi" u krijua ne vitin 1996 me qellim ruajtjen dhe trashegimin nder breza te koreografise dhe artit shqiptar duke debutuar ne shfaqje te ndryshme kombetare dhe nderkombetare ne mbare SHBA-ne. Me dedikimin dhe punen e mjeshtrit Bashkim Braho, si dhe vullnetit te valltareve, ky grup ka arritur nje nivel te larte artistik, sikurse nje grup profesional. Grupi I perbere nga katermbedhjete valltare ka fituar disa cmime artistike ne Nee York dhe Detroit.
Prej muajit Janar, 2010 eshte celur nje program I ri kercimi per femijet e moshave 6-14 vjec si hapi i pare ne kuader te bashkepunimit mes MAASBESA dhe Grupit te Valleve "Bashkimi". Provat e valleve nisin cdo te Diel, ora 12 PM, fill pas klasave te shkolles Shqipe te Kisha Saint Georg.. Nese besoni se femijet tuaj jane talenti I se ardhmes ju lutem na kontaktoni nepermjet faqes se kontaktit.
Ju falenderojme qe jeni pjese e Komunitetin Shqiptar dhe ju mireepresim ne takimet e ardheshme. Momentalisht, ekzistojne plane per organizimin e nje Festivali Shqiptar ne Qershor te ketij viti, eveniment ky ku shpresohet te arrihet nje audience prej 700 vetash. Informacione te metejshme do te vijojne ne momentin e pare te finalizimit te ketyre planeve. |